Qeveria e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ndryshohet përbërja e një komisioni ad hoc

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar në formë elektronike mbledhjen e 215-të me radhë, të premten, më 26.07.2024, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin nr.16/214, të cilin e ka marrë në mbledhjen e datës 24.07.2024.

Përmes vendimit me nr.16/214 në mbledhjen e datës 24.07.2024, Qeveria e Kosovës emëroi komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese për Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve me këtë përbërje: Osman Vishaj (kryesues) dhe anëtarët- Arben Krasniqi, Anita Kalanderi, Adem Bajgora dhe Valon Avdiu.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Qeveria ka ndryshuar vendimin nr.16/214 të datës 24.07.2024 duke e plotësuar atë me përbërje tjetër të komisonit ad hoc.

“Me këtë plotësim ndryshim, kryesuese e këtij komisioni bëhet znj. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kurse anëtar Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës” – thuhet në njoftimin e ZKM-së më 26.07.2024.

Në anën tjetër, Osman Vishaj është kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Arben Krasniqi – ushtrues detyre Sekretar i Përgjthshëm i Zyrës së Kryeministrit, Adem Bajgora – udhëheqës i Divizionit për Burim Njerëzore në Ministri të Financave, Punës dhe Transfereve dhe Valon Avdiu është ekspert i jashtëm.