Mbledhja e Qeverisë, diskutohet për shtesa mujore për personelin shëndetësor

Në mbledhjen e rradhës të Qeverisë që do të fillojë në ora 11:00 do të diskutohen gjithsej 11 pika, sipas rendit të ditës.

Një ndër pikat që do të diskutohet është edhe shqyrtimi i propizm-vendimit për aprovimin e shtesave mujore për personalin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020.

Në këtë mbledhje, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të informojë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me masat anti COVID-19.

Po ashtu do të diskutohet edhe për shqyrtimin e propozim-vendimit për vendosjen e nprmës së tatimit të akcizës në ekran.

Më poshtë të gjitha pikat e rendit të ditës: