Mbledhja e parë e Qeverisë, Hoti flet për luftën kundër pandemisë e rimëkëmbjen ekonomike

Kryesiministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë së posazgjedhur të Kosovës.

Në këtë mbledhje solemne, para kabinetit qeveritar Hoti foli për vazhdimin e luftës kundër pandemisë COVID-19, rimëkëmbien ekonomike, marrjen e përgjegjësisë në dialog e fokusimi në fushën e arsimit e të zhvillimit ekonomik.

“Falenderim për stafin mjekësor që treguan profesionalizëm në menaxhimin e pandemisë, po ashtu dëshiroj të përmend zyrtarët policorë, stafin administrativ, binzeset private e ndërmarrjet publike. Ata që janë prekur nga pandemia do të qëndrojmë afër tyre”, tha Hoti.

Hoti deklaroi se qeveria e re e ka për obligim për demokraci të brendshme dhe respektim të rendit e ligjit. Ai tha se duhet të punojnë të gjithë së bashku për realizimin e programit qeverisës, me partnerët.

“Do t’i kthehemi punës e jo retorikës së përditshme, mos t’i mundojmë qytetarët me retorike, por dujet të jemi të hapur të marrim edhe kritika. Prioritetet tona janë forcimi i shtetit ligjor, fuqizimi i miqësive me partnerët ndërkombëtar”, tha Hoti.

Në mbledhjen e parë të Qeverisë së re, kryeministri Hoti tha se për herë të parë do të ketë një program që merr parasysh nevojat që kanë grupet e caktuara të shoqërisë në Kosovë, për shërbimet shëndetësore.