Foto: KALLXO.com

Mbishkrimi në Gjimnazin e Pejës: ‘Ndreqeni sistemin tani lyjeni shkollën’

Në Pejë janë shfaqur reagimet ndaj rezultateve të dobëta të Kosovës në testin PISA, të publikuara para pak ditësh.

Në murin e Gjimnazit “Bedri Pejani” sot gjatë ditës është parë mbishkrimi me këtë përmbajtje: “Ndreqeni sistemin tani lyjeni shkollën #PISA2018”.

Kosova nuk ka shënuar përmirësim të madh në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA, tri vjet pas testit të parë. Madje në disa fusha ka edhe regres.

Në listën mes 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse. Ajo lë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Testi PISA mat aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në shkencë, lexim dhe matematikë.

(DOKUMENT) Rezultatet e Kosovës në testin PISA 2018

Mbi gjysma e nxënësve kosovarë në PISA nuk e kalojnë nivelin fillestar

KALLXO.COM ka siguruar fotografi të këtij mbishkrimi.

 

Foto: KALLXO.com