Mbindërtimi në Breg të Diellit, Rama thotë se Komuna ndali ndërtimin

Sot gjatë ditës faqja ‘Vrojtuesit e Lagjes” të Prishtinës kishte publikuar disa foto të një mbindërtimi në kryeqytet.

Pas këtij postimi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se gjatë ditës janë ndërmarrë masat e nevojshme për ta ndaluar ndërtimin në lagjen ‘Bregu i Diellit’.

“Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin. Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme”, ka shkruar Rama në Facebook.

Sipas tij, ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë.

“I inkurajojmë dhe poashtu ftojmë qytetarët që rastet e tilla të raportohen”, tha më tej ai.