Mbillen 30 pemë olimpike në kampusin e UP-së

Në Ditën Botërore të Sportit dhe të Ambientit në kampusin e Universitetit të Prishtinës gjatë ditës së sotme u mbollën 30 pemë olimpike.

Mbjellja e pemëve u bë nga kryetarët dhe përfaqësuesit të Komunave të Kosovës.

“Pemët olimpike u mbollën nga kryetarët dhe përfaqësuesit e tjerë të komunave të Kosovës, duke përçuar simboliken për ruajtjen e mjedisit dhe njëherësh duke dëshmuar bashkëpunimin e Universitetit me KOK-un dhe pushtetin lokal.”, thuhet në njoftim.