Prishtinë - Lagjja Kalabri - 14.03.2020,,
Mbijetesa nga mbeturinat, qytetari s`do t`ia dijë për coronavirusin
Tri rastet e konfirmuara me coronavirus në Kosovë kanë bërë që qytetarët të mbyllen në shtëpitë e tyre.
Dy vendbanime deri më tani zyrtarisht janë në karantinë, pas rasteve të para të paraqitura me coronavirus.
Klina dhe fshati Stubëll i Komunës së Vitisë, janë dy vendbanime të izoluara si pasojë e paraqitjes së rasteve të infektuara me coronavirus.
Por dikush nuk do t`ia dijë për masat e ndërmarra nga qeveria për të mos u ekspozuar në vendet publike.
Një person siç shihet në fotografi të dërguara nga një qytetar edhe sot është duke bërë përpjekjet e tij për ta siguruar kafshatën e gojës.
Ai shihet duke mbledhur mbeturina nëpër kontejnerë në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Rate si ky qytetar, që përkundër rrezikut jo vetëm nga coronavirusi, por edhe nga mundësi e infektimit nga mbeturinat nëpër kontejnerë janë të shumta ne vendin tonë.
Raste të shuma janë kur qytetarët detyrohen ta sigurojnë mbijetesën duke mbledhur mbeturina.