Fushë Kosovë 18.03.2020

Mbijetesa nga lëmosha nën frikën e infektimit nga coronavirusi - FOTO

Derisa shumica e njerëzve janë duke qëndruar brenda shtëpive të tyre në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e coronavirusit, këta fëmijë në qytetin e Fushë Kosovës edhe sot kanë dalë në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Një qytetar ka dërguar fotografi ku shihen fëmijë të vegjël pa asnjë masë mbrojtëse në mes të rrugës duke kërkuar lëmoshë nga kalimtarët e rastit.

Derisa qytetarë të shumtë janë duke raportuar se në raftet e marketeve vështirë gjendet miell për të blerë, këta fëmijë janë të detyruar që përkundër rrezikut nga infektimi me coronavirus të kërkojnë lëmoshë rrugëve.

Masat mbrojtëse të cilat deri më tani i kanë ndërmarrë institucionet e vendit, si në nivelin qendrorë dhe atë lokal, nuk kanë ofruar deri më tani ushqime për këtë kategori të qytetarëve të cilët janë ndër më të rrezikuarit.

Përveç përballjes me varfërisë ekstreme, kjo kategori e qytetarëve sot janë të rrezikuar edhe nga mundësia e infektimit nga virusi corona.

Këta fëmijë në një shoqëri normale do të duhej të ishin brenda në shtëpitë e tyre, duke kaluar kohën me libra e lojëra si shumë bashkëmoshatarë të tyre.

Për më shumë mund t`i shihni fotografitë ku shihen fëmijë të vegjël që edhe sot po qëndrojnë në rrugëve duke kërkuar lëmoshë.

Fushë Kosovë 18.03.2020
Fushë Kosovë 18.03.2020
Fushë Kosovë 18.03.2020