Ura e Ibrit Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Mbi Urën e lumit Ibër patrullojnë forcat e NATO-s, nën urë ngjyrosen muret, prezent edhe nga QUINT-i
Forca të NATO-s, karabinierëve italian janë parë paraditen e së premtes (09.08.2024) mbi urën e lumit Ibër.
Nën urën që ndan dhe bashkon qytetin punëtorë të ndërmarrjes “Arbotec” kanë filluar ngjyrosjen e mureve.
Ekipi i KALLXO.com është ne vendin e ngjarjes dhe raportoi se pasditen e së premtes janë parë stafi i QUINT-it pranë urës së Mitrovicës.
Dje më datë 08.08.2024 janë bërë testimet e urës së Ibrit, testimi i urës po bëhet për të konstatuar se a është stabile për qarkullimin e automjeteve apo nuk është.
Sipas Durmishit, brenda dy-tre ditësh ata presin një raport final të stabilitetit të urës së Ibrit nga kompania që është duke bërë testimin e kësaj ure.
“Pra, kjo është pjesë teknike që është duke u zhvillu, sot gjatë ditës përmbyllet ky si proces dhe e presim një raport prej kompanisë, e cila e ka fitu këtë kontratë që të na tregojë me metoda shkencore se kjo urë është stabile dhe përmbushë të gjitha kërkesat që duhen për qarkullimin e automjeteve” – ka deklaruar Durmishi, më 08.08.2024.
Durmishi është pyetur për reagimin e shteteve të QUINT lidhur me hapjen e urës së Ibrit.
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë së shpejti mund të lëshohet për qarkullim të automjeteve sipas paralajmërimeve të Qeverisë.Qeveria, të cilës i prin Albin Kurti, së fundmi dha një tender për testimin e Urës për lëvizjen e mjeteve mbi të.Kompania fituese është përzgjedhur “IPE-PROING”.
Madje, të martën, më 06.08.2024, punëtorët e kompanisë dolën në terren për të kryer disa matje.
Ministria e Infrastrukturës përmes platformës elektronike ka publikuar kontratën për dhënien e një tenderi me titull “Përcaktimi i kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese”.
Vlera e tenderit është 9 mijë e 640 euro.Në ndërkohë u mbajt një dëgjim publik me qytetarë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut për të diskutuar për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Durmishi pret raportin final të stabilitetit të urës së Ibrit brenda dy-tre ditësh