Mbi një mijë intervenime kirurgjike janë kryer te fëmijët në QKUK

Për gjatë një viti në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 1 mijë e 70 intervenime te fëmijët me probleme të ndryshme shëndetësore.

“Nga 1 janari deri më 21 dhjetor janë trajtuar 591 raste urgjente dhe 478 raste jo urgjente, thotë raporti i punës”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

ShSKUK gjithashtu bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë realizuar 8 mijë e 536 vizita mjekësore.

Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve ka dy salla operative dhe 35 shtretër.