Faza e parë e testit PISA në Gjilan, Foto: Komuna e Gjilanit

Mbi gjysma e nxënësve kosovarë në PISA nuk e kalojnë nivelin fillestar

KALLXO.com ka publikuar sot raportin e rezultateve të testit PISA 2018.

Ky test mat aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në lexim, matematikë e shkencë.

Në testin që u mbajt vitin e kaluar, pjesëmarrës ishin 79 vende.

Rezultatet e testit PISA maten me indeksin e mesatares së OECD që në lexim është 487, në matematikë 489 dhe në shkencë 489.

Nxënësit kosovarë performuan nën këtë mesatare duke shënuar në lexim 353, në matematikë 366 dhe në shkencë 365.

PISA gjithashtu bën matjen e rezultateve në  6 nivele ku nivelet 1-2 tregojnë performancë të ulët, 3-4 performancë mesatare dhe 5-6 performancë të lartë.

Sipas të dhënave në raport, 66 për qind e nxënëve të testuar ishin nën mesatare apo në nivelin 1-2. 

Ndërsa vetëm 0.1 për qind e nxënësve kalojnë nivelin mesatar dhe rangohen në nivelin 5-6.

Në një pjesë të këtij raporti specifikohet se “në Kosovë, Marok dhe Filipine, edhe studentët që kishin arritur rezultate më të larta nuk kishin arritur mesataren e OECD-së”.

Më poshtë gjeni linkun me rezultatet më të detajuara për Kosovën dhe analizën krahasimtare me testin PISA të vitit 2015 dhe me shtetet e tjera.

(DOKUMENT) Rezultatet e Kosovës në testin PISA 2018