Foto-ilustrim

Mbi 90% e ndërtesave të reja në Prishtinë nuk kanë pranim teknik

Faton Hoxha nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës ka treguar në debatin e KALLXO.com për sigurinë dhe rrezikun nga tërmetet se mbi 90% e ndërtesave në Prishtinë nuk kanë pranim teknik.

“Mbi 90% e ndërtesave në Prishtinë nuk kanë pranim teknik. Po flas për ndërtimet e reja. Njerëzit jetojnë në to, pa pasur pranim teknik”, tha Faton Hoxha në KALLXO.com.

Mirëpo sipas Hoxhës por edhe profesorit të UP-së, Florim Grajqevci, Ligji aktual për ndërtimet nuk kërkon që ndërtesat të jenë të pajisura me pranim teknik.

“Ligji për ndërtimet nuk parasheh që një ndërtesë nuk ka nevojë të ketë pranim teknik sepse Komuna s’ka nevojë me bo atë sepse i ka dërgu njerëzit e saj për të parë protokollet e licencën e materialit”, tha profesori Grajqevci.

 

“Pranimi teknik është bërë para se me hy Ligji në fuqi më 2012”, tha tutje profesori Grajqevci.

Në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u përball me një prej tërmeteve më të rënda në historinë e saj me mbi 50 persona që gjetën vdekjen.

Një vit më vonë, KALLXO.com është kthyer për të parë se si është trajtuar nga institucione tona tërmeti.

Të ftuar në debat janë: Hajriz Sejdiu, nga Agjencia e Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ejup Maqedonci nga FSK. Faton Hoxha, nga Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Florim Grajqevci, profesor dhe dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UP.