
Mbi 9 milionë euro për renovimin e terminaleve doganore
16.3.2023 - 10:46
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu bashkë me ministrin e Financave Hekuran Murati, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për zhvillimin e projektit për renovimin e terminaleve doganore.
Sipas ministrit Aliu, qëllimi i këtij memorandumi është përcaktimi i procedurave nga MMPHI për MFPT (Doganën e Kosovës) rreth implementimit të projektit: Renovimi i Terminaleve Doganore.
Vlera e përgjithshme është 9,110,000 euro.
Gjashtë milionë euro janë alokuar për vitin 2023, ndërsa 3,110,000 euro janë parashikuar për vitet buxhetore 2024 dhe 2025.