Mbi 9 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se  9 mijë e 537 qytetarë janë vaksinuar kundër coronavirusit në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 29 marsi 2021, kur ka filluar vaksinimi në Kosovë e deri 469 mijë e 857 qytetarë janë vaksinuar kundër SARS-CoV-2 prej tyre 164 mijë e 290 janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Një person konsiderohet i vaksinuar komplet në momentin që vaksinohet me dy dozat e vaksinës.

Aktualisht në Kosovë janë në dispozicion dy lloje të vaksinës, “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Në anën tjetër, në vend ka filluar të shtohet numri i rasteve pozitive me COVID-19, brenda 24 orëve janë shënuar dy raste të vdekjeve dhe 195 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 65 raste aktive me SARS-CoV-2.