Mbi 8 mijë viktima, Italia vazhdon të përballet me numër të lartë të të infektuarve me coronavirus

Autoritetet lokale të Lombardisë, rajoni më i prekur nga coronavirusi në Itali, sot po shpresonin në një vazhdimësi të trendit të uljes së numrit të të prekurve dhe viktimave.

Mirëpo, zhgënjimi erdhi në ora 18:00, kur sikurse çdo ditë publikohet raporti për gjendjen në vend nga Mbrojtja Civile Italiane.

Pas 4 ditësh të rënies, sot numri i personave të infektuar është ngritur sërish.

Sot u raportua për 4,492 raste të reja të të prekurve me COVID-19.

Autoritetet italiane raportuan se në 24 orët e fundit si pasojë e pandemisë së coronavirusit janë regjistruar 662 viktima.

Kështu, në total Italia kur kanë kaluar 34 ditë që nga viktima e parë e deri më sot ka 8,165  të vdekur nga coronavirusi.

Edhe numri i të shëruarve ka pësuar rënie nga dita e djeshme, kur u raportua për mbi 1,200 të shëruar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 999 pacientë.

Për shkak të kësaj situate, Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte aprovoi dhe një vendim tjetër që sanksionon me gjobë nga 400 deri në 3 mijë euro ata që nuk respektojnë rregullat e karantinës.

Autoritetet italiane kanë njoftuar se numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i madh, për arsye se ka raste dhe persona të cilët nuk shfaqin aspak simptoma të coronavirusit, dhe nuk paraqiten për analiza apo trajtim në kohën e duhur.

Mungesa e madhe e maskave medicinale dhe e respiratorëve për trajtim të pacientëve të infektuar me COVID-19 është sfidë e madhe për Italinë.

Italia po provon të importojë produkte medicinale nga shtete të tjera, por për shkak se pandemia ka përfshirë të gjithë botën shtetet tjera po hezitojnë të eksportojnë.

Autoritetet italiane kanë njoftuar se viktimat për të cilat po raportohet, shumica  janë persona edhe me  sëmundje kronike,  apo mosha shumë e shtyrë e tyre, dhe virusi COVID-19 nuk është shkaktar i vetëm i vdekjes, por si pasojë e infeksionit përkeqësohet gjendja e tyre me çka rezulton me vdekjen e pacientit.

Që nga data 15 mars në Itali numri i të vdekurve dhe i rasteve të reja të infektuara ka qenë vazhdimisht në rritje.

Kallxo.com në vazhdimësi ka raportuar për situatën në Itali.

Edhe katër raste të reja me coronavirus, numri shkon në 28

Që nga data 13 mars kur në Kosovë është shfaqur rasti i parë me coronavirus deri më sot janë shfaqur 79 raste, ndërsa është shënuar viktima e parë.

Zgjerohet harta me të prekur me coronavirus në Kosovë, tash edhe në Pejë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se përveç rasteve të konfirmuara, edhe 1 mijë e 514 persona janë nën mbikëqyrje.

Coronavirus: 1,514 persona janë nën mbikëqyrje në Kosovë

www.kallxo.com