Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 700 të gjobitur për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Mbi 700 persona janë gjobitur për mosrespektim të masave të parapara me Ligjin COVID-19.

Sipas Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit janë gjobitur 747 persona për mosrespektim të masave.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot me coronavirusin e ri janë infektuar 42,377 qytetarë të Kosovës, prej të cilëve 1,087 kanë vdekur e 27,821 janë shëruar.