COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Mbi 70 pacientë të shëruar nga COVID-19 gjatë ditës

71 pacientë janë shëruar brenda 24 orëve nga COVID-19.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787.

Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19