Vaksina, ilustrim

Mbi 7 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 7 mijë e 341 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19.

Në total numri i të vaksinuarve në nivel vendi ka arritur në 125 mijë e 882 qytetarë. N

Ministria ka njoftuar se ka vazhduar edhe vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID-19, e qw deri më tani të vaksinuar me dozën e dytë janë 16 mijë e 821 qytetarë.

Tre ditë më parë në Kosovë ka filluar vaksinimi masiv kundër coronavirusi, vaksinimi masiv do të vazhdoj deri më 15 dhjetor 2021.

Fushata e vaksinimit në nivel vendi ka filluar më 29 mars 2021.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ditë më parë ka paralajmëruar se kontigjenit i parë nga kontrata me Pfizer do të vijë në fund të qershorit.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.