Burimi: www.pixabay.com

Burimi: www.pixabay.com

Mbi 68 mijë qytetarë në Kosovë ende përdorin telefona fiks

Në muajin janar është evidentuar se numri i qytetarëve të cilët përdorin telefona fiks në Kosovë është mbi 68 mijë, duke pësuar kështu një rënie që kalon 9 për qind në krahasim me janarin e vitit 2022.

Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon se sa ishte edhe minutazha e përdorimit nëpërmjet këtij mjeti të komunikimit.

“Në muajin janar 2023 numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68,194 apo 9.32% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2,712,663 apo 0.87% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar” -thuhet në publikimin e ASK-së.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ku publikon për herë të parë “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” në baza mujore, për muajin janar 2023, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Burimet e të dhënave sipas ASK-së, janë administrative ku dhënësit e informatave janë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari “ – LIMAC, Hekurudhat e Kosovës TRAINKOS Sh. A, RAILTRANS ShPK ARKEP- Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ARC – Agjencia për Regjistrim Civil [Departamenti për Regjistrimin e Automjeteve të Kosovës], Ministria e Infrastrukturës [Drejtoria për rrugë].