Ilustrim

Mbi 650 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se numri i të vaksinuarëve në vend, ka arritur mbi 650 mijë.

“Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 650 mijë vaksinime”, shkruajti Manastirliu në Facebook.

Kujtojmë se vaksinimi në Shqipëri ka filluar që nga 11 janari, ndërsa 500.000 doza të vaksinës antiCovid kanë hyrë në Shqipëri, më 1 janar. RTV21