Shtëpia e Bardhë

Mbi 500 zyrtarë amerikanë nënshkruajnë një letër në kundërshtim me politikën e Bidenit për Izraelin

Më shumë se 500 të emëruar politikë dhe anëtarë të stafit që përfaqësojnë rreth 40 agjenci qeveritare i dërguan një letër Presidentit Biden të martën duke protestuar për mbështetjen e tij ndaj Izraelit në luftën e tij në Gaza, shkruan gazeta amerikane, The New York Times. 

Letra, pjesë e mospajtimit të brendshëm në rritje për mbështetjen e administratës për luftën, i bën thirrje presidentit të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe ta bëjë Izraelin që ta lejojë ndihmën humanitare në territorin e gaza. 

Letra e lartcekur është e fundit nga disa letra proteste nga zyrtarë në të gjithë administratën e Biden, duke përfshirë tri memorandume të brendshme për Sekretarin e Shtetit Antony J. Blinken të nënshkruara nga dhjetëra punonjës të Departamentit të Shtetit si dhe një letër të hapur të nënshkruar nga më shumë se 1000 punonjës të Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar.

Nënshkruesit e letrës së dorëzuar të martën dhe ajo që qarkullon në mesin e punonjësve të USAID-it janë anonimë, shpjegon letra e USAID-it, nga “shqetësimi për sigurinë tonë personale dhe rrezikun e humbjes së mundshme të vendeve të punës”. Nënshkruesit e kabllogrameve kundërshtuese të Departamentit të Shtetit duhet t’i zbulojnë emrat e tyre, por ato kabllo nuk janë publikuar publikisht.

Edhe pse administrata e Biden kohët e fundit ka filluar ta shprehë shqetësimin për numrin e lartë të civilëve palestinezë të vrarë, ndërkohë që i bëri thirrje Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje, kjo kritikë nuk duket se po i qetëson shumë të tjerë në qeverinë e SHBA.

Letra,  sipas The New York Times, fillon duke i denoncuar sulmet e 7 tetorit nga Hamasi, më pas i kërkon Presidentit Biden ta ndalojë gjakderdhjen e shkaktuar nga fushata hakmarrëse ushtarake e Izraelit në Gaza.

“Ne i bëjmë thirrje Presidentit Biden të kërkojë urgjentisht një armëpushim dhe të bëjë thirrje për de-përshkallëzimin e konfliktit aktual duke siguruar lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelitë dhe palestinezëve të arrestuar në mënyrë arbitrare; restaurimin i ujit, karburantit, energjisë elektrike dhe shërbimeve të tjera bazë; dhe kalimin e ndihmës adekuate humanitare në Rripin e Gazës”- thuhet në letrën e lartcekur./NYT