COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Mbi 50 raste me COVID-19 brenda 24 orëve

53 mostra kanë rezultuar pozitive me SARS-CoV-2 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 3 mijë e 263 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Nëse krahasojmë më ditë më parë rezultatet e fundit tregojnë se ka filluar të rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu tregon se nuk është evidentuar asnjë rast i vdekjes me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i rasteve aktive, dje ministria e shëndetësisë pati raportuar se në nivel vendi janë 317 raste aktive ndërsa sot raportohet për 419 raste aktive, që lë të nënkuptojë se për 24 orëve numri i rasteve aktive është rritur për 48.

Sa i përket vaksinimit, MSh bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2 mijë e 324 doza të vaksinave anti-COVID.

“Deri më sot 782 mijë e 60 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim përderisa theksohet se deri më tani janë administruar mbi 1,6 milion doza të vaksinave.

Deri më tani në Kosovë SARS-CoV-2 ka prekur mbi 161 mijë qytetarë prej tyre mbi 2 mijë kanë vdekur.