Mbi 5 mijë maturantë e kaluan Testin e Maturës në afatin e dytë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë të ditur se në afatin e dytë të maturës shtetërore të vitit 2019, 60.9 për qind e maturantëve e kanë kaluar këtë test.

“Nga 8.577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore në këtë afat, kanë kaluar 5.239. Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit”, thuhet në një njoftim për media.

KALLXO.com pati raportuar se edhe në këtë afat sikurse në të parin, testi kishte rrjedhur online.

Kurse, në afatin e parë të Testit të Maturës kalueshmëria e tij isht 64.64%, po ashtu nga ky test ishin larguar 270 nxënës dhe për 8 administures janë marrë masa.

Testi i Maturës, rezultate më të dobëta se vitin e kaluar

www.kallxo.com