Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 46 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën anti COVID-19 deri sot

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tash janë vaksinuar 46 mijë e 97 qytetarë.

Sipas MSh-së, vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 4,229 persona në të gjitha Qendrat e Vaksinimit në të gjithë Kosovën.

“Procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të terminëve, për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion dhe po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

MSh u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.