Mbi 3,800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Sot janë regjistruar edhe 250 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 126 të tjerë.

Në total në nivel vendi janë 3 mijë e 804 raste aktive me SARS- CoV -2.

Tutje, IKShPK ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë vdekur shtatë persona nga infeksioni me COVID-19.

Në total numri i personave të infektuar me coronavirusit që nga marsi e deri më tani ka arritur mbi 9 mijë persona.

9049 të infektuar nga 37 mijë 865 raste të dyshuara, 4 mijë e 989 janë shëruar dhe 256 kanë vdekur.

250 raste të reja me COVID-19