Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 380 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në Prizren

Policia e Kosovës ka shqiptuar 386 tiketa në 24 orët për mosrespektim të masave anti-COVID në rajonin e Prizrenit.

Në mbrëmjen e kaluar ka vazhduar aktivitetet e saj në kuadër të respektimit të masave, me këtë rast Policia ka kontrolluar lokalet e gastronomisë, sheshet, qendrat tregtare si dhe transportin publik dhe po ashtu ka vazhduar kontrollin për respektim të orarit të lëvizjes.

“Gjatë kontrollimit dhe realizimit të aktiviteteve në rajonin e Prizrenit, policia në 5 raste ka asistuar inspektorët e AVUK-ut, janë shqiptuar 386 tiketa për mosrespektim të distancës sociale, mbajtjes së maskës, mosrespektimit të orarit të qarkullimit dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se këto aktivitete do të vazhdohen edhe më tutje, përderisa situata vazhdon të mbetet e tillë.