Mbi 36% e rasteve pozitive me COVID-19 sot, janë të moshës 0-19 vjeç

Nga 2,707 raste të regjistruara sot me COVID-19 në vend, 981 raste janë të grup moshës 0-19 vjeç, apo 36.2% të rasteve pozitive.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 151 raste janë në grup moshën 00-09 vjeç, ndërsa 830 raste janë nga grup mosha 10-19 vjeç.

Kurse, numri më i vogël i rasteve me COVID-19 është regjistruar tek grupmosha 70-79 me 65 raste brenda 24 orëve dhe 80+ me 18 raste.

Ndërsa, sipas të dhënave dy persona të infektuar me Coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë shëruar 556 qytetarë.

Aktualisht, në nivel vendi janë 21,668 raste aktive me SARS-CoV-2.

Sot, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ende nuk ka vendim nëse do të ketë mbyllje të shkollave për këtë javë pas rritjes së rasteve me COVID -19 në vend.

MAShTI: 27 shkolla në Kosovë po zhvillojnë mësim nga distanca

.