Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Mbi 350 ankesa nga kandidatët për kuvende komunale kundër vendimit të KQZ-së
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se ka pranuar 352 apele të paraqitura nga kandidatet për anëtarë të kuvendeve komunale kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
PZAP ka paralajmëruar se për mënyrën e vendimmarrjes do të informojnë nesër.
“Pas këtij afati 72 orësh, në vazhdim, jemi në proces të dërgimit të kopjeve fizike të vendimeve të gjithë ankuesve, në mënyrë që të njëjtit të shfrytëzojnë të drejtën eventuale të ankimit të këtyre vendimeve në afat prej 24 orësh prej momentit të pranimit të tyre, në Gjykatën Supreme të Kosovës”, thuhet në njoftimin e PZAP-së në rrjetin social “Facebook”.
Zgjedhjet lokale në vend janë mbajtur me 17 tetor 2021.
Të mërkurën u publikuan rezultatet për kuvendet komunale.
Më 14 nëntor do të mbahet rundi i dytë për komunat që kanë shkuar në balotazh.