Ilustrim

Mbi 325 GWh ishte konsumi i rrymës në Kosovë vetëm në muajin qershor të këtij viti

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për prodhimin e thëngjillit, rrymës apo energjisë elektrike dhe konsumin e tyre, për muajin qershor të këtij viti, tregojnë se prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 556.97 GWh,  prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 8.4 GWh, dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 21.65 GWh.

Sipas ASK-së, energjia e elektrike në dispozicion për qytetarët për muajin qershor ishte mbi 437 GWh [Gigavat orë]

“Gjatë muajit qershor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 437.52 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 325.38 GWh, ose 12.09% më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9.24%”- njoftoi ASK.

Ndërkaq, importi  i energjisë elektrike në qershor të vitit 2022 ishte 228.42 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 377.93 GWh.

Në anën tjetër, ASK bën të ditur se prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.92 mijë ton, ose 14.35 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me publikimin për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.