Mbi 3,000 raste me COVID-19 në Gjermani janë me origjinë të mundshme nga Kosova

Që nga korriku, më shumë se 3 mijë njerëz që dolën pozitivë për coronavirus në Gjermani kanë deklaruar se Kosova ishte vendi i mundshëm i infeksionit.

Shifrat e siguruara nga Instituti Robert Koch e kanë vendosur Kosovën si vendin më të përmendur të infeksionit për njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për koronavirus në Gjermani javëve të fundit, duke përfshirë edhe vetë Gjermaninë.

2 mijë e 946 qytetarë të infektuar deklaruan se Kosova ishte vendi i mundshëm i infeksionit ndërmjet 29 korrikut dhe 25 gusht.

Me një total prej 28 mijë e 298 rastesh të konfirmuara në Gjermani gjatë kësaj periudhe, Kosova u raportua të ketë qenë vendi më i mundshëm i infeksionit për më shumë se 10 përqind të rasteve. Kulmi ishte midis 12 dhe 18 gushtit, kur Kosova u emërua si vendi i mundshëm i infeksionit për 920 raste.

Sipas një raporti të mëparshëm të Institutit Robert Koch, 303 njerëz që rezultuan pozitivisht për koronavirus, e kishin deklaruar Kosovën si vendin e mundshëm të infeksionit midis 1 dhe 28 korrikut.

Më shumë se 13,000 njerëz që janë testuar pozitivisht në Gjermani mes 29 korrikut dhe 25 gushtit deklaruan se vendi i infeksionit mund të ishte jashtë vendit. Vendet e tjera të renditura si një vend i mundshëm i infeksionit gjatë kësaj periudhe janë Kroacinë (2,639 raste), Turqia (1,825 raste) dhe Bosnja dhe Herzegovina (695 raste).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi të enjten se aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 251 raste aktive të koronavirusit, ndërsa 539 qytetarë kanë vdekur deri më tash nga COVID-19./prishtinainsight.com