Mbi 300 mijë euro nga diaspora për Qeverinë për luftën kundër COVID-19

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka treguar se deri më sot janë dhuruar nga diaspora kosovare 321 mijë euro si ndihmë për shtetin e Kosoës për ta luftuar sëmundjen COVID-19.

Bislimi po ashtu ka treguar edhe për shtetet se nga vijnë këto para të diasporës.

“Dua të Ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Bislimi në ‘Facebook’.

Me 12 prill, përmes një video, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi ndihmë nga diaspora kosovare për të ndihmuar shtetin e Kosovës që ta luftojë përhapjen e coronavirusit.