Mbi 30 mijë persona kanë aplikuar deri më tani në Trust

Nuk kanë kaluar as 1 orë prej që është hapur mundësia për të aplikuar në Trust për të tërhequr 10% të vlerës dhe deri më tani kanë aplikuar mbi 30 mijë persona.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Faqja e trustit fillimisht ishte jashtë funksionit, mirëpo pak para orës 16:00 ajo ishte hapur përsëri.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë në Trust deri në 10 mijë euro, mund të tërheqin 10% të shumës, e cila pastaj do të rimbursohet nga ana e Qeverisë.

Këtu mund të aplikoni për të tërhequr 10% të shumës së Trustit.

Faqja e re për aplikimin e 10% në Trustin Pensional