Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 30% e qytetarëve Suharekës votuan deri në ora 15:00

Të dhënat e fundit të Komision Komunal të Zgjedhjeve (KKZ), tregojnë se deri në ora tre të pasdites, numri i qytetarëve të cilët kanë votuar është mbi 30 për qind.

“Dalja në zgjedhje deri në ora 15:00 në Suharekë është 30.02%”, thotë KKZ-ja e Suharekës

Paraditja, kishte numër më të ulët të pjesëmarrësve dhe deri në orën 11:00 kishin votuar vetëm 7.41 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Ora 15:00, në krahasim me kohën e njëjtë të raportimi të pjesëmarrjes në zgjedhjeve për Kuvendin  e Kosovës të viti 2019, shënon një rritje në pjesëmarrjes së qytetarëve në votim.

Me 6 tetor 2019, deri në orët 15 kishin marrë pjesë në zgjedhje 27.74 për qind.

Gjithashtu KALLXO.com raportoi se të gjitha vendvotime janë hapë më  kohë në këtë komunën e Suharekës ndërsa telashe në qarkullim pati në fshatin Javor për shkak të borës.

Qendrat e votimit në Suharekë hapen me kohë