Mbi 3 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 brenda 24 orëve

Tre mijë e 669 qytetarë janë vaksinuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi. Në total janë 144 mijë e 685 qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu ka njoftuar se deri më tani në Kosovë me dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit janë vaksinuar 22 mijë e 906 qytetarë.

Dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 ka filluar më 10 qershor. Vaksinimi masiv ka filluar më 15 qershor dhe do të mbarojë më 15 dhjetor 2021.

Ndërsa sa i përket rasteve pozitive në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 raste pozitive përderisa ka vdekur një person.

COVID-19 është infeksion i cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.