Mbi 29 mijë qytetar votuan me kusht, LVV merr mbi gjysmën e tyre

Totali i votave me kusht në zgjedhjet e 14 shkurtit, është 29 mijë e 490. Nga këto vota, prinë Lëvizja Vetëvendosje me 14 mijë e 939 vota, pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës, 4 mijë e 997 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës me 2 mijë 944 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 2 mijë e 167 vota.

Ndërsa pjesa tjetër e votave është shpërndarë nëpër subjektet e tjera politike.

Gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës, pasi të hënën në mesnatë është përmbyllur procesi i numërimit të votave me kusht

Sipas Elezit numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt.

 

Përmbyllet procesi i votave me kusht, fillon numërimi i votave përmes postës