Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Mbi 24 mijë familje s’mund ta luftojnë varfërinë pa ndihmën e shtetit

 

Tremujori i tretë korrik-shtator i sivjetëm, Kosovën e gjen me mbi 24 mijë familje që numëron gjithsej mbi 99 mijë anëtarë të cilën presin ndihmën e shtetit për mbijetesë.

Albin Kurti i cili pritet të marr drejtimin e Qeverisë pati premtuar se do nuk do të ketë shtëpi pa një të punësuar.

Mbi 24 mijë familje me gjithsej 99 mijë anëtarë pa ndihmën e shteti nuk  mund t’i bëjnë ballë varfërisë

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24,526 familje me gjithsej 99,718 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta kanë përfituar 2,193 familje”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Në anën tjetër ASK tregon se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 131,461 përfitues; nga skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës janë 46,980 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3,903 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 106 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2,697 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,084 përfitues;  nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 542 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,932 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17,883 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3,107 përfitues.

Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,417 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38,120 përfitues.

Një tjetër të dhënë që ASK-së jep për mirëqenien sociale është se në tremujorin e tretë korrik-shtator janë braktisur 7 fëmijë.

ASK sqaron se ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontribut-paguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.