Ilustrim

Mbi 24 mijë familje presin ndihmën e shtetit çdo muaj, prinë komuna e kryetarit Bahtiri

 

Deri në muajin shtator të këtij viti, numri i familjeve që marrin ndihmë sociale kalon 24 mijë me rreth 99 mijë anëtarë. Më së shumti familje janë nga komuna e Mitrovicës.

Janë mbi 24 mijë familje në Kosovë që marrin ndihmë sociale, ndërsa numri më i madh i tyre është nga komuna e Mitrovicës.

“Bazuar në gjendjen e muajit shtator 2020, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 24,496 familje. Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,263 apo 9,2 % e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e ASK-së.

Tutje ASK tregon se sipas gjendjes muajit shtator të sivjetmë, numri i anëtarëve te familjes që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 98,990 anëtarë. Numri më i madh i anëtarëve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 9,431 apo 9,5 % e numrit të përgjithshëm.

Shuma e ndihmës ndryshon në bazë të numrit të familjeve. Nga 50 euro deri në 150 euro për familjen 15 anëtarëshe.