Ilustrim Paratë e sekuestruara në Bërnjak. Foto: Policia e Kosovës

Mbi 22 mijë euro të sekuestruara në pikën kufitare në Bërnjak

22 mijë e 700 euro të padeklaruara janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, më 06.12.2024, rreth orës 02:20.

Sipas njoftimit të Policisë, paratë u gjetën në një qese të vendosur në kabinën e një kamioni me targa RKS, gjatë një kontrolli të hollësishëm.

“Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme” – thuhet në njoftim.

Policia shtoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative.