Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 2,000 tiketa për mos respektim të masave kundër COVID-19

Në 24-orët e fundit , Policia e Kosovës në nivel vendi ka shqiptuar 2 mijë e 48 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Ndërsa për mos respektim të rregullave në komunikacionin rrugorë, janë shqiptuar 1 mijë e 543 gjoba për shkelësit e rregullave.

Në Kosovë në 24-orët e fundit , janë shkaktuar 23 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa me dëme materiale 31, ndërsa aksidente me fatalitet nuk ka pasur.

Po ashtu janë arrestuar 24 persona, dhe 17 persona janë dërguar në mbajte.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, sipas raportit të IKSHPK-së , në Kosovë janë regjistruar 12 vdekje e 410 raste të reja me COVID-19.