Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Mbi 200 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në emergjencën e QKUK-së në 24 orët e fundit
15.4.2022 - 14:49
219 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), në 24 orët e fundit.
ShSKUK ka njoftuar se dhomën e Reanimimit (dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) janë trajtuar 70 pacientë.
Në dhomën e Shërbimit Kirurgjik 38 pacientë dhe në dhomën e Shërbimit Internistik 59 pacientë.
Në njoftim thuhet se, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni, janë trajtuar 15 persona.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 40 vizita ortopedike, njofton ShSKUK-ja.