Foto: REL/EPA-EFE

Mbi 200 mijë të prekur nga coronavirusi në Rusi

Rusia ka shënuar një numër rekord të rasteve të reja me coronavirus. Në 24-orët e fundit, sipas autoritete janë regjistruar 11,012 raste të reja, duke e çuar në 209,688 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me sëmundjen COVID-19.

Në 24-orët e fundit po ashtu janë shënuar edhe 88 viktima, duke bërë që numri i përgjithshëm i të vdekurve nga coronavirusi në Rusi të arrijë në 1,915.

Gjatë kësaj jave, në Rusi për çdo ditë ka pasur mbi 10 mijë raste të reja me coronavirus. Autoritetet thonë se kjo po ndodh për shkak të testimeve masive.

Rusia është vendi i pestë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve me coronavirus, pas Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara./REL