Mbi 20 zyrtarë helmohen nga votat nga Serbia

Incidenti në Qendrën e verifikimit të votave ku raportohet se janë helmuar mbi 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të kundërmimit të zarfeve që kanë ardh nga Serbia, është duke u trajtuar në aspektin policor.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në aspektin policor jemi duke e trajtuar një informacion të tillë, ndërsa për detaje rreth procesit ju e dini që edhe KQZ ka dhënë prononcimet,  ndërsa në aspektin shëndetësor ju lutem komunikoni me ata të autoriteteve shëndetësore. Megjithatë policia e ka si informacion të tillë, duke e trajtuar në aspektin policor”, ka thënë ai.

Ndërkaq, e kontaktuar nga KALLXO.com, Lindita Berisha, drejtoreshë e Klinikës së Infektivës, ka thënë se nuk mund të japin aktualisht ndonjë informacion, duke shtuar se për këtë çështje do të dalë me komunikatë Shërbimi Spitalor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

KALLXO.com lidhur me këtë çështje është duke pritur përgjigje edhe nga KQZ-ja.

KQZ-ja diskuton për 4,500 zarfet me vota të diasporës