Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 221 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID.

Po ashtu, nga Policia janë shqiptuar 1 mijë e 527 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Gjatë 24 orëve nuk është raportuar për aksidente me fatalitet, kurse 19 aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale.

Në raportin e Policisë potencohet se janë arrestuar 33 persona, 15 janë dërguar në mbajtje dhe 11 në vuajtje të dënimit.