COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova tash e gjashtë muaj është duke u ballafaquar me virusin COVID-19.

Njoftimi i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në nivel vendi janë 2,087 raste pozitive me coronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Krahasuar me javët e kaluara numri i rasteve aktive por edhe i rasteve të reja me COVID-19 është dukshëm në ulje.

Gjatë 24 orëve në nivel vendi janë regjistruar 43 raste të reja, ndërsa janë shënuar 239 qytetarë të tjerë të cilët kishin rezultuar poitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.