Ilustrim

Mbi 2 mijë persona vaksinohen brenda 24 orëve në Kosovë

2 mijë e 142 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit.

Nëse krahasohet me ditën paraprake shohim se interesimi për vaksinim gjatë 24 orëve të fundit është rritur. Ministria e Shëndetësisë dje ka bërë të ditur se janë vaksinuar vetëm 607 qytetarë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar mbi 2 mijë qytetarë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vaksinimi është mënyra e vetme për të parandaluar vdekshmërinë nga infeksioni COVID-19, dhe se një person konsiderohet i vaksinuar në momentin që merr dy doza të vaksinave kundër coronavirusit.

Në anën tjetër në Kosovë, nga 7 qershori kur edhe ka filluar dhënia e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID dhe deri më tani janë vaksinuar 762 mijë e 675 qytetarë apo 47 për qind e popullsisë.

Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1,6 milion doza të vaksinave anti-COVID.

Në Kosovë janë në dispozicion dy lloje të vaksinës, “Pfizer” dhe “AstraZeneca”. Qytetarët mund të vaksinohen pa termine në cilëndo nga qendrat e vaksinimit apo QKMF-të në vend.

Aktualisht në nivel vendi janë 314 raste aktive me SARS-CoV-2.

Tetë raste të reja me COVID-19 regjistrohen në Kosovë brenda 24 orëve