Mbi 2 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në Turqi

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Turqi ka arritur mbi 90 mijë.

Ministri i Shëndetësisë, në Turqi, Fahrettin Koca ka njoftuar se në 24 orët e fundit  123 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi duke çuar numrin total të vdekjeve në 2 mijë e 140.

Ndër të tjera Koca ka deklaruar se numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 90 mijë e 980.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusit është rritur në 90 mijë e 980, pasi 4 mijë e 674 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi ministri Koca raporton 21Media.

KALLXO.com sot ka raportuar se Turqia do të vendosë orë policore katër-ditore në 31 qytete mes datave 23 dhe 26 prill në mënyrë që ta frenojë përhapjen e COVID-19, njoftoi të hënën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ky vendim vjen pasi Dita Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve është më 23 prill.

Turqia ka vendosur më parë dy orë policore më të shkurtëra gjatë fundjavës.

Turqia shpall orë policore katër-ditore