Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 1700 tiketa trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1781 tiketa trafiku.

Sipas statistikave të policisë, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 65 aksidente trafiku. Prej tyre, 23 kanë qenë me persona të lënduar dhe 42 me dëme materiale.

Policia njofton po ashtu se janë arrestuar 31 persona dhe 22 janë dërguar në mbajtje.