Mbi 1700 mjekë në Kinë janë infektuar me Koronavirus

 

Ning Zhu, një infermiere në Wuhan, qyteti i cili u bë qendra e përhapjes së virusit, nuk pushon kurrë.

Në vend që të jetë duke ndihmuar ajo është nën mbrojtje në karantinë për disa javë, pasi një skenim gjoksi më 26 janar shpalosi dyshimin për infektim nga koronavirusi, raporton CNN.

“Për momentin është problem. Spitali jonë ka më shumë 100 mjekë që janë të izoluar në shtëpi”, tha ajo për CNN përmes telefonit.

“Nëse testet dalin mirë, ne mund të kthehemi në punë, për momentin nuk kam simptoma, është thjeshtë një problem nga skenimi, duket se kam një infeksion të vogël”, tha ajo.

Zhu thotë se janë rreth 500 mjekë në ekipin e spitalit, më shumë se 130 mund të jenë prekur nga virusi i cili në përmasa globale ka infektuar 60,000 persona. Ajo nuk pranoi të përmend emrin e spitalit dhe deshi të përdorë pseudonim sepse nuk kishte autorizim për media.

Të premten u zbulua se 1716 mjekë në gjithë vendin janë prekur nga virusi, gjashtë prej tyre kishin vdekur, sipas komisionit nacional për shëndetësi në Kinë. Afër 90% e këtyre mjekëve janë nga provinca Hubei, me kryeqytetin Wuhan.

Qyteti me 11 milionë njerëz ka 398 spitale dhe afër 6,000 klinika në komunitet, sidoqoftë komisioni shëndetësor i Wuhan ka ndërtuar edhe nëntë spitale për t’i trajtuar këto raste.