Klinika Infektive, foto- Arbnora Mehmeti

Mbi 1400 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve kanë rezultuar 178 raste pozitive.

IKSHPK njoftoi se numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 3 mijë e 356 nga 24 mijë e 921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Mbrëmë u shëruan edhe 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri është gjithsej 1 mijë e 874 raste, kurse raste aktive 1 mijë e 416.

8 persona vdiqën gjatë së shtunës nga COVID-19 në Kosovë