Mbi 1,400 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 1,437 persona për shkelje të rregullave të trafikut.

Sipas njoftimit të Policisë, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 23 me dëme materiale. Aksident me fatalitet nuk ka pasur.

Sa u përket aksidenteve me të lënduar, më i rëndi ka ndodhur në Gjonaj të Prizrenit, ku sipas Policisë janë përfshirë 4 automjete.

Në këtë aksident, që ka ndodhur dje rreth orës 18:20 janë lënduar pesë persona.

KALLXO.com ofroi dje pamje nga ky aksident i rëndë.